Calhanoglu tek Inter, sot hidhet firma

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 10:44 | Futboll
Calhanoglu tek Inter, sot hidhet firma

Hakan Calhanoglu ndërron skuadër, por jo qytet. Mesfushori turk vendosi të mos rinovojë kontratën me Milanin dhe të pranojë ofertën e Interit, duke nisur aventurën si futbollist zikaltër.

Sot, Calhanoglu ka zhvilluar vizitat mjekësore në Milano, pasi u kthye nga një Evropian zhgënjyes me Turqinë, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë kolektiv.

Mesfushori do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/21/inter-gjen-te-rivalet-e-milanit-zevendesuesin-e-eriksenit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos