Pandev “var” bluzën e kombëtares: I lumtur që përfundoi kështu

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 23:23 | Futboll
Pandev “var” bluzën e kombëtares: I lumtur që

Ndeshja e tretë ndaj Holandës në Euro 2020 ishte e fundit për Goran Pandev me Maqedoninë e Veriut. Pandev largohet nga Kombëtarja e vendit të tij pas 20 vitesh, 122 ndeshjesh dhe 38 golash të shënuar.

Ndonëse ekipi i tij u mund nga Holanda me rezultatin 0-3, “Tulipanët” i kishin rezervuar një surprizë maqedonasit duke i dhuruar një bluzë portokalli me numrin e ndeshjeve që Pandev kishte luajtur me kombëtaren e tij.

“Është fantastike që në fund të karrierës arrita të shkoj në Europian me kombëtaren time. Është diçka e jashtëzakonshme pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Jam i kënaqur që karriera ime me Maqedoninë përfundoi kështu. I falënderoj të gjithë nga shokët e ekipit, tek stafi teknikë dhe tifozët”, u shpreh Pandev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos