
Mason Mount e Ben Chilwell janë dy lojtarë të Anglisë që janë vendosur në izolim për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit.
Arsyeja që dy britanikët u izoluan është pasi kishin kontakte të afërta me mesfushorin skocez Billy Gilmour, i cili tashmë është konfirmuar si i infektuar me Covid-19 dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë.
Mount dhe Chilwell janë shokë skuadre me Gilmour tek Chelsea dhe raportohet të jenë takuar një ditë më parë.
“Dy lojtarët do të mbahen larg pjesës tjetër të grupit në pritje të konsultave me autoritetet shëndetësore”, shkruhet në deklaratën për shtyp të klubit anglez. (A2 Televizion)