Cenoi sigurinë kombëtare, Kosova shpall “non grata” zyrtarin rus të UNMIK

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2021, 18:00 | Kosova
Cenoi sigurinë kombëtare, Kosova shpall “non grata”

Kosova ka shpallur non grata një zyrtar rus të UNMIK-ut, për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të vendit. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, përmes një postimi në Facebook.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së.”, shkruan ministrja.

Gërvalla shton se qeveria e Kosovës I siguron qytetarët se institucionet do të mbeten çdo ditë vigjilente dhe të vendosura për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit kushtetues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos