Së shpejti në Prishtinë, Hovenier betohet si ambasador i ri i SHBA në Kosovë

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 14:29 | Kosova
Së shpejti në Prishtinë, Hovenier betohet si ambasador i ri i

Jeffrey Hovenier u betua para nënsekretares së shtetit për çështje politike, Victoria Nuland, si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Lajmin e bëri të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Presim mbërritjen e tij këtu", shkruan përfaqësia diplomatike në Twitter. Presidenti amerikan, Joe Biden, emëroi Hovenier në korrik, ndërsa konfirmimin nga senati e mori në nëntor.

Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer për 3 dekada në misione të ndryshme diplomatike në vende si Turqia, Gjermania, Kroacia, Greqia etj. Por është hera e parë që ai do të mbajë postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara.

Hovenier flet gjermanisht, greqisht dhe spanjisht. Është nderuar me çmime të shumta, përfshirë dhe disa nga qeveria e Kosovës. Ai luajti një rol të konsiderueshëm në negociatat që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos