
Kur kanë mbetur dhe pak orë nga finalja e madhe e 25 majit mes Romës dhe Fejenoordit, u prezantua trofeu i Conference League në sheshin Skënderbej.
Ishte ish-kapiteni i kombëtares tonë dhe njëkohësisht dhe ambasadori i kësaj finale në Tiranë, Lorik Cana, që solli trofeun dhe theksoi se kjo datë është një ngjarje e shënuar për vendin tonë.
Së bashku me të ishin dhe presidenti i Federatës së futbollit, Armand Duka, si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Trofeu do të qëndrojë në sheshin Skënderbej deri pak orë përpara finales për çdo tifoz që kërkon të bëj një foto. (A2 Televizion)