Mbërrijnë në portin e Durrësit mbi 100 tifozë të Romës, policia, masa për shoqërimin

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 10:09 | Futboll
Mbërrijnë në portin e Durrësit mbi 100 tifozë të

Rreth 100 tifozë të ekipit italian të Romës kanë mbërritur, mëngjesin e kësaj të marte, në Portin e Durrësit nëpërmjet linjës së tragetit Bari-Durrës.

Tifozët kanë ardhur në mënyrë të organizuar, ndërsa policia lokale ka marrë masa për shoqërimin e tyre dhe krijimin e korsive të dedikuara për transportin e tyre drejt kryeqytetit apo hoteleve ku kanë prenotuar.

Ndërkohë pritet që mëngjesin e së mërkurës të mbërrijnë nëpërmjet linjës së trageteve mbi 350 tifozë të tjerë të ekipit të Romës, të cilët gjithashtu do të shoqërohen nga forcat e policisë.

https://a2news.com/2022/05/24/paralajmerimi-per-tifozet-ministria-e-jashtme-holandeze-ne-burg-nese-shkelni-ligjin/

Përveç aeroportit të Tiranës, porti i Durrësit do të jetë porta tjetër hyrëse ku pritet të vijnë disa qindra tifozë për finalen e Conference League, që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos