Çështja Navalny, autoritetet gjermane zyrtarizojnë helmimin

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 17:20 | Aktualitet
Çështja Navalny, autoritetet gjermane zyrtarizojnë helmimin

“Alexei Navalny është helmuar”. Kështu deklaruan autoritetet gjermane pas publikimit të rezultateve të analizave të opozitarit rus, i cili u transferua të shtunën në Berlin nga spitali i Omsk.

44-vjeçari u sëmur rëndë gjatë një fluturimi për në Moskë. Sipas bashkëpunëtorëve të Navalny, kritik i njohur i presidentit rus Vladimir Putin, bëhet fjalë për një helmim edhe pse mjekët në Siberi pretendojnë se nuk kanë gjetur gjurmë të ndonjë substance toksike.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane shton se vetëm mjekët dhe familjarët e Navalny mund të shpërndajnë lajme lidhur me shëndetit dhe çfarë mund të ketë ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos