
Dy tërmete vdekjeprurëse goditën Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke shkaktuar deri më tani të paktën 5 mijë viktima.
Kjo është për faktin se i pari ra rreth orës 02:00 dhe shumë prej njerëzve kanë qenë në gjumë, duke e bërë edhe më të rëndë tragjedinë.
Por, në kësi rastesh, lindin shumë pyetje në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjmë ne në rastin kur bie tërmet, si gjatë ashtu edhe pas goditjes.
Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:
-Uluni në tokë,
-Fshihuni nën një tavolinë,
-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.
Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t?u futur nën tryezë.
Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni. Gota e thyer nga tronditjet në dysheme ka shkaktuar lëndime për ata që janë ulur në tokë duke u përpjekur të dilnin nga dhoma.
Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.
KËSHILLAT SE ÇFARË DUHET TË BËNI:
Përgatitni shtëpinë tuaj
Caktoni një kontakt urgjence
Praktikoni
Shmangni dritaret
Qëndroni aty ku jeni deri sa të pushojnë lëkundjet
Mos hipni në ashensor
Pas tërmetit të parë, prisni pasgoditjet
Dilni jashtë
Monitoroni lajmet
Shmangni kryerjen e telefonatave
Nëse keni ngecur, bëni kujdes deri sa t’ju vijnë t’ju shpëtojnë (A2 Televizion)