Në 6 tetor, vendet e Bashkimit Europian si dhe vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor, do të takohen në Pragë për të diskutuar mbi propozimin francez mbi Bashkësinë Politike Europiane, një ide e propozuar fillimisht nga Emmanuel Macron dhe e mbështetur nga Brukseli. A është kjo një mënyrë për të shtyrë zhgënjimin e Ballkanit Perëndimor për integrimin e vonuar, por edhe për ta mbajtur sërish larg unionit? Dhe a është tërhequr Gjermania pas largimit të Merkel, nga roli dominues brenda BE? Gledis Gjipali, drejtues i “European Movement Albania”, analizon zhvillimet e fundit në Ditarin e A2 CNN. (A2 Televizion)
Çfarë është Bashkësia Politike Europiane, propozimi francez si alternativë për integrimin?
