I ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, komentoi debatin që degjeneroi në përleshje fizike. “Ajo që është më brengosëse është fakti që në Serbi kemi një histori të viteve ’90 në skenë. Nuk ka aspak sens për realitetin në Kosovë, për domosdoshmërinë e pajtimit. Opozita, si ajo e djathtë, si ajo që konsiderohet europiane ishin me tone të njëjta, e të krijohet përshtypja se Vuçiç është me demokrat se ata”, tha ai. (A2 Televizion)
Çfarë ndodhi në Parlamentin serb? Flet deputeti i vetëm shqiptar atje, Shaip Kamberi
