Çfarë rekordi! Tenisti që ka luajtur 10 finale dhe i ka humbur të gjitha

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 17:22 | Sporte të tjera
Çfarë rekordi! Tenisti që ka luajtur 10 finale dhe i ka humbur

Ndonjëherë sporti është i çuditshëm. Më mirë se kushdo këtë mund ta thotë Julien Benneteau, i cili në 18 vite si sportist profesionist ka arritur të luajë në 10 finale turnesh. Fatkeqësisht i ka humbur të dhjeta.

Që prej vitit 1968, kur u krijuan turnetë “Open”, asnjë tenist apo teniste nuk ka mundur të regjistrojë një rekord të tillë. 37-vjeçari mbylli zyrtarisht karrierën në tetor të këtij viti dhe nuk mund të mos qeshë kur në një intervistë për CNN Sport i thonë se mund të jetë tenisti më i mirë që nuk ka fituar dot një titull.

“Më shkon ky epitet”, tha francezi. “Nëse njerëzit e thonë këtë atëherë është ok edhe për mua”. Edhe pse gjithmonë është rrëzuar në pengesën e fundit drejt lavdisë, ai ka me çfarë të mbushë kujtimet, pasi ka rritur të mundë gjatë karrierës së tij Roger Federer, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic, si dhe ka luajtur në finalet e turneve me dhe të kuq, beton dhe bar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos