Uldedaj në Tiranë për kampion bote: Ngre lart flamurin shqiptar

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2018, 19:35 | Sporte të tjera
Uldedaj në Tiranë për kampion bote: Ngre lart flamurin shqiptar

Jurgen Uldedaj është gati për t’u përballur për titullin Kampion Bote kundër argjentinasit Nicolas Leandro Arganaraz.

Pasditen e së premtes, boksierët kanë kryer edhe peshimet zyrtare, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe provokimet në prezantimet përpara supersfidës.

Boksierët që do të garojnë në kategorinë “cruise weight” kanë thuajse të njëjtin bilanc në ndeshjet e tyre si profesionist. 9 fitore në nëntë ndeshje për lezhianin dhe 7 fitore në 7 ndeshje për argjentinasin.

Edhe numri i fitoreve me “knock out” është i njëjtë, me nga 2 për secilin çka do të thotë që ndeshje do të jetë mjaftë e rivalizuar. Për Uldedajn është një ndjesi e veçantë të ndeshesh në atdhe dhe premton se do të krenojë çdo shqiptar.

“Emocionet janë të shumta duke qenë se do të ndeshem përballë publikut shqiptar. Por do mundohem të bëjë maksimumin që të ngre lartë flamurin shqiptar”, u shpreh për A2 boksieri Uldedaj.

Supersfidës për gjerdanin e kampionit të botës për të rinj do t’i paraprijnë disa ndeshje të tjera boksi me më pak raunde aty në ring do të ngjitet një tjetër boksier me rrënjë shqiptare. Elvis Hetemi, i cili ka hedhur pas një dëmtim të gjatë do të ndeshet me kamerunasin Berndard Donfack ku edhe ai do të kërkojë të ngrejë lart, flamurin kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos