Çfarë solli ky panair?

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2021, 19:16 | Aktualitet

Festa e Librit është rikthyer. Botuesit, shkrimtarët dhe përkthyesit janë bërë bashkë për të prezantuar titujt e rinj dhe ulje për veprat e tyre. Risitë e këtij viti janë kushtet në të cilat zhvillohet ky panair. Për shkak të virusit ende të pranishëm në jetët tona, panairi nuk do të presë vizitorë nga ora 2 deri në orën 3 të drekës, për të vijuar sërish aktivitetin gjatë pasdites. Mos harroni maskën gjatë vizitave në stenda. Risia tjetër e këtij edicioni është Sofaja e librit, një kënd në katin e dytë të pallatit të kongreseve që do të shërbejë për takime letrare. Edhe këtë edicion nuk do të mungojnë shkrimtarët e huaj që do të vizitojnë panairin. Dita e parë nis me autoren greke Lili Mavrokefalou në stendën e Toenës, ndërsa evente të tjera premtohen në 5 ditë kremtim për librin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos