Paul McCartney bëhet miliarder, legjenda e The Beatles renditet muzikanti i tretë më i pasur në botë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 09:41 | Showbiz

Paul McCartney bëhet miliarder, legjenda e The Beatles renditet muzikanti i

Paul McCartney ka hyrë zyrtarisht në radhët e miliarderëve, duke u renditur si muzikanti i tretë më i pasur në botë. Sipas vlerësimit të revistës Forbes, pasuria e legjendës 84-vjeçare të grupit The Beatles ka arritur në 1,4 miliardë dollarë.

Në klasifikimin e muzikantëve më të pasur, McCartney renditet pas Jay-Z, pasuria e të cilit vlerësohet në 2,8 miliardë dollarë, dhe Taylor Swift, me rreth 2 miliardë dollarë.

Sipas Forbes, pasuria e këngëtarit dhe kompozitorit britanik është rezultat i një karriere të jashtëzakonshme muzikore, vendimeve të suksesshme në biznes dhe investimeve në art dhe pasuri të paluajtshme.

Rruga drejt këtij suksesi financiar nuk ka qenë e lehtë. Pavarësisht famës dhe suksesit të jashtëzakonshëm të The Beatles gjatë viteve '60, anëtarët e grupit përfituan shumë pak nga shitjet e albumeve të tyre në fillimet e karrierës. Kontrata e parë diskografike, sipas Forbes, u siguronte më pak se një qindarkë për çdo album të shitur.

Për të ndryshuar këtë situatë, në vitin 1969 McCartney themeloi kompaninë e tij të botimeve muzikore, MPL Communications, përmes së cilës nisi të administronte drejtpërdrejt të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të përfitonte më shumë nga honoraret.

Paul McCartney bëhet miliarder, legjenda e The Beatles renditet muzikanti i

Kompania u zgjerua ndjeshëm ndër vite, duke blerë të drejtat e autorit për mijëra këngë, përfshirë katalogun muzikor të Buddy Holly, një prej artistëve që ndikuan në krijimin e The Beatles. MPL zotëron gjithashtu të drejtat për këngë të njohura të Krishtlindjeve, si dhe për muzikalet “Grease” dhe “Annie”.

Një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash janë të drejtat mbi këngët e The Beatles. Forbes vlerëson se vetëm pjesa e McCartney-t nga të drejtat e autorit i siguron të paktën 10 milionë dollarë në vit.

Ndërkohë, kompania Apple Corps, në të cilën ka pjesë edhe McCartney, gjeneron mbi 50 milionë dollarë në vit nga platformat e transmetimit, shitjet e disqeve dhe produktet promocionale.

Pasuria e tij plotësohet edhe nga prona të paluajtshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Hamptons të SHBA-së, si dhe nga një koleksion arti ku përfshihen vepra të Pablo Picasso-s dhe René Magritte-it.

Nga një djalë i rritur në një familje punëtore në Liverpool, McCartney është shndërruar në një prej figurave më të pasura dhe më me ndikim të industrisë muzikore botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos