Kallëzoi gjyqtaren Irena Gjoka, Sali Berisha thirret në SPAK

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 10:17 | Aktualitet

Kallëzoi gjyqtaren Irena Gjoka, Sali Berisha thirret në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot rreth orës 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Gazetari Armand Bajrami raporton për A2CNN se Berisha i është përgjigjur pozitivisht një ftese të SPAK-ut për të dhënë shpjegime lidhur me kallëzimin që ka depozituar më herët ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Deklarimet e tij do të merren në cilësinë e kallëzuesit.

SPAK po kryen veprime hetimore për dyshimet mbi kryerjen e veprës penale të falsifikimit nga gjyqtarja Gjoka. Çështja lidhet me dyshimet se ajo nuk ka deklaruar në formularët e dekriminalizimit një dënim të dhënë nga Gjykata e Janinës në Greqi, disa vite më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos