Samiti i virtual i NATO? “Politico”: Liderët e aleancës nuk vijnë në Tiranë. Reagon Nufi

Nga Erjon Dervishi
12 Nëntor 2026, 09:55 | Politikë

Samiti i virtual i NATO? “Politico”: Liderët e aleancës

Samiti i NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm duket gjithnjë e më i pasigurt. Ndërsa diplomatët e Aleancës vlerësojnë se mbajtja e tij në Tiranë mbetet pak e mundshme, qeveria shqiptare po shqyrton alternativa të tjera për realizimin e këtij takimi të nivelit të lartë.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një deklaratë për prestigjiozen “Politico”, bëri të ditur se Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë një format më fleksibël për organizimin e samitit, duke përfshirë shtyrjen e tij në një datë tjetër ose zhvillimin në mënyrë virtuale, përcjell A2 CNN. “Politico”, thekson se udhëheqësit e Aleancës kanë treguar hezitim për të marrë një angazhim konkret për mbajtjen e samitit në Shqipëri.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë qëndrim përmenden shpenzimet e ulëta të vendit për mbrojtjen, si dhe marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ndërkohë, në një reagim të tijën, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka sqaruar se deklarata e tij është interpretuar jashtë kontekstit dhe nuk pasqyron qëndrimin zyrtar të Shqipërisë lidhur me Samitin e ardhshëm të NATO-s.

Nufi thekson se Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë, në përputhje me vendimin e marrë nga Aleanca. Sipas Nufit, referenca e tij për një takim virtual kishte të bënte ekskluzivisht me procesin e vendimmarrjes për caktimin e datës së samitit dhe jo me zhvillimin e vetë ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos