Chiellini ndërpret kundërsulmin me mënyrat e veta, tifozët festojnë si të kishte shënuar

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 21:21 | Futboll

Giorgio Chiellini, i cili këtë verë la Juventusin për të nisur një aventurë të fundit në karrierë në SHBA, me Los Angeles, u bë protagonist i një aksioni qesharak.

Mbrojtësi italian vendosi që të ndërpriste një kundërsulm të kundërshtarëve duke kapur me duar një top të gjatë.

Sapo e bëri diçka të tillë, tifozët nisën të brohorisnin njësoj sikur të kishte shënuar.

Arbitri e ndëshkoi me të verdhë, ndërkohë që lojtarët e Salt Lake kërkonin të kuqin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos