Dy javë para kampionatit, Partizani mundet me 3 gola nga Bylisi

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 11:18 | Futboll
Dy javë para kampionatit, Partizani mundet me 3 gola nga Bylisi

Dy javë para nisjes së kampionatit , Partizani zhgënjeu tifozët pasi u mposht 3-0 nga një skuadër modeste si Bylisi. Edhe pse i ngjitur këtë sezon në Superligë, Bylisi tregoi forcë, saktësi dhe në fund tundi 3 herë rrjetën e të kuqve.

Pjesa e parë, ishte e dobët nga të dyja skuadrat me shumë pak raste dhe aksione. Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë, kur Camera kaloi në avantazh skuadrën. Pas tij, talenti Marin Abazaj, që pas një aksioni të bukur dyfishoi shifrat.

Një gol që vështirësoi dhe më shumë situatën tek skuadra e Dritan Mehmetit që e kishte të vështirë të reagonte.

Pavarësisht tentative të kryeqytetasve për të rihapur takimin ,në limite Bylisi shënoi dhe golin e tretë dhe mbylli 90 minuta me rezultatin e thellë 3-0.

Një test i mirë ky për ekipin nga Ballshi dhe një mesazh për Partizanin se ekipi do akoma shumë punë për të qenë në formë . Ndeshja e parë për të kuqtë është ndaj Egnatias në kryeqytet ndërsa Bylis pret Kastriotin në shtëpi. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në 20 gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos