Chiellini nis një kapitull të ri në Amerikë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 10:41 | Futboll
Chiellini nis një kapitull të ri në Amerikë

Giorgio Chiellini do të vijojë karrierën e tij futbollistike në Amerikë. Pasi zyrtarizoi largimin nga Juventusi, si dhe kombëtarja italiane, mbrojtësi  zgjodhi ekipin e Los Angeles për të luajtur të paktën dhe për një sezon.

Lajmin e bëri publik vetë 37-vjeçari që postoi një video në Twittër ku shfaqej me fanelën e ekipit të ri.

“Një kapitull i ri”, shkruan legjenda italiane, i cili ka firmosur me ekipin nga Kalifornia një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos