
Sërish telashe për reperin Chris Brown. Ylli 32 vjeçar i muzikës është vënë në akuzë për dhunë ndaj një gruaje.
Policia iu përgjigj një telefonate për dhunë në familje në San Fernando Valley, në jug të Kalifornisë, por kur mbërriti aty këngëtari nuk ishte në vendngjarje.
Fituesi i çmimit Grammy ka pasur dhe më parë probleme të ngjashme. Më vitin 2009 ai u dënua me 5 vite me kusht dhe punë në komunitet për dhunën e ushtruar ndaj ish të dashurës së tij Rihanna. (A2 Televizion)