Vizita e tretë në 2 muaj, ambasadori i SHBA takim në Prokurorinë e Posaçme

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2026, 14:02 | Politikë

Vëmendja e SHBA te SPAK dhe mbështetja për institucionin e akuzës do të vazhdojë.

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, vizitoi për herë të tretë brenda dy muajve prokurorinë e posaçme, i shoqëruar nga një delegacion dhe zyrtarë amerikanë. 

Pas diskutimeve në godinën e qelqtë biseda vijoi për pak minuta jashtë ndërtesës ku shfaqet drejtuesi i SPAK, Klodian Braho dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Bashkëpunimin kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve mësohet të ketë qenë tema e diskutimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos