Cikalleshi gati për Kombëtaren, tjetër gol në kampionatin turk

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 08:22 | Futboll
Cikalleshi gati për Kombëtaren, tjetër gol në kampionatin

Sulmi kuqezi është në formë të shkëlqyer në prag të eliminatoreve të Botërorit. Jo vetëm, Uzuni, Broja apo Manaj, por edhe Sokol Cikalleshi, po tregon se mund të ketë me çdo të drejtë një fanellë titullari me përfaqësuesen për ndeshjet e muajit mars.

Sulmuesi 30-vjeçar ishte vendimtar, ndërsa shënoi golin e vetëm të fitores 1-0 të Koniaspor ndaj Alanjaspor në kampionatin turk.

Bomberi nga Kavaja u ngrit mbi të gjithë në një goditje nga këndi dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 13, një gol ky me shumë rëndësi për skuadrën e Koniaspor që i është larguar ndjeshëm rrezikut të rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CMryR5XgBk_/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos