Benevento trondit Juven, bardhëzinjtë i japin “lamtumirën” kampionatit

Nga A2 CNN
21 Mars 2021, 17:03 | Futboll
Benevento trondit Juven, bardhëzinjtë i japin

Juventusi me shumë mundësi mund t’i japë sot lamtumirë luftës për titull. Kampionët në fuqi të Serie A janë mposhtur në shtëpinë e tyre 0-1 nga Benevento i drejtuar nga ish-i i tyre i njohur, Filippo Inzaghi.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë nga argjentinasi Adolfo Gaich në të 69, pas një gabimi trashanik i mbrojtjes juventine.

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij u munduan të barazonin dhe patën disa raste, por rezultati duket i drejtë, duke parë performancën e ekipit mik, që realizon një fitore që mund t’i sigurojë mbijetesën në Serie A. Juve, ndërkohë, mbetet 10 pikë larg nga Interi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos