Çiklisti përplaset me bashkëshorten e tij menjëherë pas finishit

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 18:09 | Futboll

Duhet të ishte një moment gëzimi, por përfundoi me dhimbje. Luis Carlos Chia triumfoi në një nga etapat e xhiros së Kolumbisë dhe menjëherë pasi kaloi i pari finishin, ai u përplas me bashkëshorten e tij, e cila doli për të fotografuar.

Claudia Roncancio mbeti e shtrirë pa ndjenja. Ajo u transportua në spital ku përfundoi me qepje në kokë, por për fat të mirë pa dëmtime serioze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos