
Italia dhe Gjermani e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Në Bolonja, të kaltërit shënuan të parët, me anë të Pellegrini (70’), por vetëm 3 minuta më vonë, Kimmich barazon gjithçka.
Në këtë ndeshje, për Italinë luajti 19-vjeçari Wilfried Gnonto, i cili është futbollisti i parë që ka lindur pas 1 janarit 2003 që debuton me skuadrën e parë të të kaltërve. Debutimin ai e kurorëzoi me pasimin për golin e vetëm të Italisë. (A2 Televizion)