Çipa: Edhe në gjendje të jashtëzakonshme, Qeveria ka përgjegjësi për respektimin e demokracisë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2019, 11:07 | Aktualitet
Çipa: Edhe në gjendje të jashtëzakonshme, Qeveria ka

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, ishte i ftuar në A2, nga ku u shpreh se qeveria, në kuadër të nervozizmit që i ka shkaktuar administrimi i kësaj gjendjeje të pazakontë, siç e quan ai, ka preferuar të kryejë funksionet e të gjitha pushteteve.

“Në kushtet e një tragjedie natyrore, mediat e vendit kanë një rol parësor dhe kanë krye një funksion në interes të publikut, i cili është i pangjashëm me situata normale. Për këtë arsye, ne ndodhemi para një marrëdhënie problematike me qeverinë. Duket se qeveria, në kuadër të nervozizmit që i ka shkaktuar administrimi i kësaj gjendjeje të pazakontë, ka preferuar të kryejë funksionet e të gjitha pushteteve. Mesa duket vakumi i disa pushteteve të tjera, për të cilat ajo ka edhe tagrin ligjor për t’i kontrolluar, këtë kërkon ta bëjë edhe me median.

Në zonat e prekura nga tërmeti, një pushtet që mungon qartë, është ai vendor. Në Durrës dhe në Vorë nuk kemi kryetarë të bashkive. Këtë protagonizëm duket se e ka marrë në dorë kryeministri dhe struktura të tjera.

Edhe pse jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, qeveria dhe kryeministri ka përgjegjësi për respektimin e demokracisë funksionale”, tha Çipa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos