Norvegjia ngre alarmin për sabotime ruse gjatë vitit të ardhshëm

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2026, 08:12 | Bota

Norvegjia ngre alarmin për sabotime ruse gjatë vitit të

Shërbimi i Sigurisë Policore i Norvegjisë (PST) paralajmëron për rrezikun e akteve të mundshme të sabotimit nga aktorë të lidhur me inteligjencën ruse gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas raportimit të transmetuesit norvegjez NRK, PST vlerëson se kërcënimi nga sabotimet është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2026, duke marrë parasysh shtimin e incidenteve, planeve të parandaluara dhe operacioneve të tentuara në vende të ndryshme të Evropës.

Sipas autoriteteve norvegjeze, objektivat më të mundshëm të sulmeve mund të jenë kompanitë e industrisë së mbrojtjes, si dhe bizneset që ofrojnë shërbime për këtë sektor. Në fokus mund të jetë edhe infrastruktura kritike e vendit, përfshirë objektet energjetike.

Megjithatë, PST sqaron se deri më tani nuk ka identifikuar përpjekje konkrete për sabotim të objektivave në territorin norvegjez.

Agjencia bën të ditur se ka informacione për aktivitete zbulimi të kryera nga aktorë të lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës, të cilët dyshohet se kanë vëzhguar infrastrukturën dhe objektiva të mundshëm në Norvegji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos