Kryebashkiaku i Nju-Jorkut planifikon të shpërbëjë njësinë speciale kundër terrorizmit dhe protestave

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2026, 07:54 | Bota

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut planifikon të shpërbëjë

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, një socialist demokrat, po finalizon planet për shpërbërjen e një njësie të specializuar policore, përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit dhe menaxhimin e turmave gjatë protestave. Lajmi u raportua të enjten nga Politico, duke cituar persona të njohur me çështjen.

Mamdani u zotua gjatë fushatës së tij për kryetar bashkie në vitin 2025 se do të shpërbënte Grupin e Reagimit Strategjik të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD), pas akuzave se efektivët e kësaj njësie kishin përdorur forcë të tepruar ndaj protestuesve.

Mamdani u zotua gjatë fushatës së tij për kryetar bashkie në vitin 2025 se do të shpërbënte Grupin e Reagimit Strategjik (Strategic Response Group – SRG) të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD), pas akuzave se efektivët e kësaj njësie kishin përdorur forcë të tepruar ndaj protestuesve.

Struktura e re mund të funksionojë nën varësinë e Zyrës së Sigurisë së Komunitetit të Mamdanit, e krijuar në fillim të këtij viti. Plani mund të shpallet që këtë javë dhe më pas të zyrtarizohet përmes një urdhri ekzekutiv.

E krijuar në vitin 2015, njësia SRG u vu nën një vëzhgim edhe më të madh pas trazirave që përfshinë të gjithë SHBA-në në vitin 2020, pas vrasjes së George Floyd nga një efektiv policie në Minneapolis.

Axhenda më e gjerë e reformave policore të Mamdanit ka shkaktuar kritika nga sindikatat e policisë.

Në tetor, presidenti i Shoqatës së Mirëqenies së Policisë, Patrick Hendry, akuzoi kryebashkiakun se po përpiqej të kënaqte “bazën e tij radikale”, duke paralajmëruar se reforma e propozuar nuk do t'i bënte banorët e Nju Jorkut më të sigurt.

Ndërkohë, Scott Munro, president i Shoqatës së Sigurimit të Detektivëve, e akuzoi Mamdanin se po synon të shpërbëjë njësi jetike të policisë, në vend që të mbështesë efektivët. “Banorët e Nju Jorkut duhet të jenë të shqetësuar”, paralajmëroi ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos