City hedh hap të sigurt drejt titullit dhe thyen rekordin e Premier League

Nga A2 CNN
12 Maj 2022, 09:02 | Futboll
City hedh hap të sigurt drejt titullit dhe thyen rekordin e Premier League

Manchester City marshon i qetë drejt titullit kampion në Premier League, kur kanë mbetur dhe dy javë nga fundi.

Edhe këtë herë, “qytetarët” bindën në lojë, pasi fituan 5-1 ndaj Wolverhampton. Protagonist absolut i ndeshjes ishte Kevin De Bruyne, i cili shënoi 4 gola për skuadrën e tij, ndërsa Sterling vulosi gjithçka me golin e pestë.

Vendasit shënuan golin e nderit me Dendoncker, por vetëm kaq.

Pas këtij triumfi, City mbetet në vendin e parë, i shkëputur 3 pikë nga Liverpool, kur kanë mbetur dhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Gjithashtu, me fitoren e radhës me goleadë, City është bërë ekipi i parë në historinë e Premier League që fiton 5 ndeshje radhazi me të paktën 3 gola diferencë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos