Liverpool fiton ndaj Aston Villa, barazon rekordin e veçantë të Manchester City

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 22:58 | Futboll
Liverpool fiton ndaj Aston Villa, barazon rekordin e veçantë të

Liverpool është shndërruar ditën e sotme në ekipin e dytë në historinë e Premier League që ka arritur të shënojë të paktën 15 gola me 3 lojtarë të ndryshëm në një sezon të vetëm.

Në fitoren e sotme 2-1 ndaj Aston Villa, Sadio Mane realizoi golin e 15 të tij në kampionat, duke iu bashkuar shokëve të tij të ekipit, Salah dhe Diogo Jota, të cilët kanë shënuar respektivisht 22 dhe 15 gola.

I vetmi ekip që e ka bërë këtë gjë më parë ka qenë Manchester City i sezonit 2013-2014, me Yaya Touré, Sergio Agüero dhe Edin Dzeko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos