Çmendet sërish moti në SHBA, në mars dëborë dhe ngrica

Nga A2 CNN
2 Mars 2019, 21:13 | Bota
Çmendet sërish moti në SHBA, në mars dëborë dhe

Sërish këtë fundjavë, SHBA-të janë goditur nga mot i acartë i Rrethit Polar. Kjo valë e acartë, ndryshe nga 3 rastet e mëparshme, do të shtrihet në 2/3 e SHBA-ve duke përfshirë të gjithë Bregun Lindor dhe deri poshtë në Juglindje; në Xhorxha dhe Florida duke shkaktuar probleme ne trafikun rrugor por edhe atë ajror.

Pritet që temperaturat, për të paktën 4-5 ditë me radhë të ulen deri -15°C edhe në Juglindje të SHBA-ve, duke shënuar kështu një anomali termike prej gati 40°C,referuar kjo vlerave tipike të marsit në këto zona. 

Parashikohet që muaji mars 2019 në zonat Jugore të SHBA-ve të jetë më i freskët dhe i pasur me reshje ndërsa zonat Qendrore dhe Veriore, pritet të jenë shumë pranë vlerave normale klimatike, te muajit mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos