
Bisedimet me Donald Trump duket se e nervozuan liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Udhëheqësi autoritar shfaqet duke tymosur një cigare, ndërsa përgatitet të largohet duarbosh nga Hanoi me trenin e tij të blinduar.
Pranë tij për ta ngushëlluar gjendet e motra, Kim Jo Jong, e cila i mban tavllën e duhanit.
Ndërkohë disa çaste më herët, Kim Jo Jong shfaqet në ankth ndërsa pret që Kim Jong Un të dalë nga takimi me presidentin amerikan. (A2 Televizion)