
Gjermania dhe Franca janë pro shtyrjes së datës së largimit zyrtar të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Kjo është bërë e ditur nga presidenti Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel.
Dy liderët, të cilët u takuan në Paris, ritheksuan njëzëri se nuk do të ketë negociata të reja mes palëve.
Emmanuel Macron, president i Francës
“Marrëveshja e largimit nuk mund të rinegociohet. Nëse Britanikët kanë nevojë për më shumë kohë, do të marrim në konsideratë kërkesën për shtyrje në rast se justifikohet nga një zgjedhje e re e tyre. Por nuk do të pranojmë një shtyrje pa një perspektivë të qartë në objektivin që do të ndiqet”.
Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë
“Ne po i afrohemi me të vërtetë largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të ardhshëm. Ne jemi plotësisht dakord që ujdia e divorcit është vlefshme. Nëse Britania ka nevojë për më shumë kohë, ne nuk do të refuzojmë por po përpiqemi për një zgjidhje dhe largim të rregullt”.
Ndërkohë, negociatori i BE-së për Brexit Michel Barnier tha se po përpiqet me çdo kusht që të sigurojë daljen e Britanisë me ujdi. Megjithatë sqaroi se çështja e kufirit irlandez nuk do të rinegociohet.
(A2 Televizion)