Çmenduri e vërtetë, 8-vjeçari ngjit shkëmbim 1000 m të Yosemite

Nga A2 CNN
29 Tetor 2022, 21:56 | Lifestyle

Një djalë 8-vjeçar është bërë personi më i ri në botë që ngjiti me sukses majën El Capitan, një shkëmb 1000 m në Yosemite. 

Sam Baker, nga Kolorado Spring, është trajnuar nga babai i tij që në moshën 2 vjeçare dhe pikërisht për t'u ngjitur në El Capitan, kishte dy vjet që ushtrohej.

Të premten, babai i djalit, Joe Baker, postoi në rrjetet sociale mesazhin se skuadra e ngjitjes me 4 persona kishte arritur e sigurt në majën e shkëmbit.

'Çfarë jave e mrekullueshme! Unë jam shumë krenar për Sam. Ai përfundoi ngjitjen me litar në ElCap”, shkroi Baker në faqen e tij në Facebook.

Por Joe u përball me kritikat e shumë fansave sipas të cilëve ai kishte rrezikuar seriozisht jetën e djalit tij me këtë aventurë të pamenduar mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos