Çmenduri në Kongo, pas fitores, skuadra largohet me kamionë policie

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 17:30 | Futboll
Çmenduri në Kongo, pas fitores, skuadra largohet me kamionë

Ngjarje e pabesueshme ajo që ka ndodhur në Kongo. Futbollistët dhe stafi teknik i TP Mazembe-s, u detyruan që të largoheshin nga stadiumi drejt aeroportit, në kamionë policie.

Ngjarja ndodhi pas fitores në fushën e Sanga Belende, e cila shkaktoi zemërim te mbështetësit vendas. Incidentet nga tifozët nisën menjëherë pas triumfit, me skuadrën mike që u sulmua për shkak të golit të fitores, të shënuar në minutën e pestë të kohës shtesë.

Ngjarja u dokumentua me video nga pjesëtarët e ekipit të Mazembes, ndërsa sipas raportimeve, policia përdori plumba gome për të shpërndarë turmën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos