“Copy-paste”, 5 pamje minimale për t'u kopjuar në çdo çast

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 22:00 | Lifestyle

Pavarësisht nëse je një vajzë minimaliste apo jo, nuk mund ta mohosh se imazhi klasik të pëlqen dhe e “vë në jetë” herë pas here. I përjetshëm, elegant dhe nëse bëni kombinimin e duhur të aksesorëve ai bëhet krejtësisht i freskët dhe modern. Të mos anashkalojmë faktin se rrobat duken shumë më të shtrenjta se sa janë në të vërtetë.

Mund të provoni të krijoni një gardërobë me ngjyra bazë dhe pjesë që kombinohen me njëra-tjetrën. Ne gjetëm pamjet më të lezetshme minimaliste për këtë verë, të cilat mund t'i kopjoni në një çast! Është e sigurt që shumicën e këtyre pjesëve i keni tashmë në dollapin tuaj dhe nëse jo, mund t’i gjeni shumë lehtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos