
Ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech Margaret Keenan, pacienti i parë i vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Spitalet Universitare Coventry dhe Warwickshire NHS Trust konfirmuan se ajo kishte marrë dozën e dytë, 21 ditë pas së parës.
Prof. Andy Hardy u shpreh se 91-vjeçarja e mori dozën në mënyrë të sigurt në spital, ndërkohë që personeli shëndetësor ka mbetur në kontakt me familjen e saj që kur mori dozën e parë.
“Ne ishim të kënaqur që e mirëpritëm Margaret Keenan përsëri në Spitalin Universitar të Coventry, për të marrë në mënyrë të sigurt dozën e dytë të vaksinimit, pasi ajo u bë personi i parë në botë që mori Pfizer Covid-19, pas miratimit të tij klinik. Stafi ynë që është përfshirë në programin e vaksinimit ka mbetur në kontakt me familjen e Margaret që nga ajo ditë dhe ne jemi të kënaqur që Margaret ka vazhduar të shërohet mirë në shtëpi pas daljes nga spitali."
Ndërsa William Shakespeare, personi i dytë që u vaksinua pas 91-vjeçares, nuk e ka marrë ende dozën e dytë.
Ndërkaq, lloji i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi edhe në vende të tjera. Të fundit janë India, Pakistani dhe Zvicra që kanë kornfirmuar rastet. (A2 Televizion)