
Koronavirusi është më i rëndë se gripi sezonal: në nivel global rreth 3.4% e rasteve më Covid-19 kanë ndërruar jetë, ndërsa gripi vret mesatarisht më pak se 1% të të prekurve.
Këtë e bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, që shpjegon se persona të shumtë në të gjithë botën kanë krijuar imunitet ndaj gripit, por ndaj virusit të ri askush nuk është imun.
“Kemi vaksina dhe terapi për gripin sezonal, por për momentin nuk ekziston asnjë trajtim specifik për Covid-19”, njofton OBSH-ja.
Në Evropë, situata mbetet më problematike në Itali, ku deri të mërkurën, janë konfirmuar 79 të vdekur dhe më shumë se 2200 të infektuar. Ndërsa Gjermania ka kërkuar të shpallet pandemia globale. (A2 Televizion)