Covid-19 tek Inter, negative, pjesa tjetër e skuadrës, të huajt i bashkohen kombëtareve

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 07:49 | Futboll
Covid-19 tek Inter, negative, pjesa tjetër e skuadrës, të huajt i

Inter çlirohet pjesërisht teksa tamponët më të fundit, e kanë nxjerrë pjesën tjetër të skuadrës negative. Pas 4 futbollistëve të prekur, D’Ambrosio, Handanoviç, Vesino dhe De Vrij të gjithë të tjerët gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo do të thotë që ekstrakomunitarët e Interit e kanë tashmë rrugën e lirë për t’ju bashkuar ekipeve kombëtare.

Në këtë mënyrë, Skriniar, Lukaku, Brozoviç, Perisiç, Eriksen, Radu dhe Hakimi kanë udhëtuar privatisht drejt përfaqësueseve të tyre për impenjimet e muajit mars. Për pjesën tjetër të ekipit në Milano, Agjencia për mbrojtjen e shëndetit ka dhënë “ok” për të rinisur stërvitjen në grup.

Të gjithë futbollistët italianë të Interit dhe ata që nuk janë thirrur në përfaqësuese, do të mund të rinisin stërvitjen, ndërsa kryejnë karantinën me itinerarin e vetëm, shtëpi-qendër stërvitore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos