Çuditen punonjësit e aeroportit, mjeti që transportonte ushqimet “çmendet” në pistë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 18:52 | Kapur në kamera
Çuditen punonjësit e aeroportit, mjeti që transportonte

Pamje të pazakonta vijnë nga aeroporti i Çikagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një mjet që transportonte ushqime të gatshme për pasagjerët doli nga kontrolli në pistë dhe filloi të kryente lëvizje të çrregullta.

Mjeti që transporton ushqimet filloi të rrotullohej nëpër pistë dhe rrezikoi të përplasej me një avion të vogël. U desh ndërhyrja e stafit për të parandaluar dëme të mëdha në pistën e aeroportit.

https://www.youtube.com/watch?v=RtVKF1feKHg

Ndërkohë që një hetim ka nisur nga autoritetet e aeroportit ndërkombëtare të O’Hare në Çikago për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një kuti me ujë ka rënë mbi pedalin e gazit duke bërë mjetin që të dalë nga kontrolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos