Da Vinci bashkon Italinë e Francën, nisin aktivitetet me rastin e 500 vjetorit të vdekjes

Nga A2 CNN
29 Prill 2019, 19:56 | Aktualitet

Leonardo Da Vinci bën bashkë Italinë dhe Francën. Të dyja vendet do të nderojnë kujtimin e gjeniut të rilindjes me rastin e 500 vjetorit të vdekjes. Aktivitetet përkujtimore nisin këtë javë në Amboise në luginën e Luar ku artisti jetoi vitet e fundit të jetës. Në 1915, Da Vinci u largua nga Italia për të punuar pranë mbretit të Francës, Fransua i Parë. Shumë prej kryeveprave të tij, si Shën Gjon Pagëzori, apo Mona Liza u shitën monarkisë franceze duke krijuar trashëgiminë artistikë që tashmë ekspozohet në muzeun e Luvrit në Paris. Në kontekstin e tensioneve diplomatike mes Romës dhe Parisit, Da Vinci është kthyer në një tjetër motiv përplasjesh, me zv.sekretare e kulturës Lucia Borgonzoni që tha në muajin nëntor se do të rinegocionte huadhënien e planifikuar të veprave të veprave të Da Vincit për muzeun e Luvrit. Është e paqartë nëse vizatimi ikonë i Njeriut Vitruvian do të largohet nga Venecia për t’iu bashkuar Luvrit me rastin e një ekspozite për përvjetorin. Megjithatë presidenti francez Emanuel Macron dhe homologu Italian Sergio Mattarella do të përpiqen të zbusin tensionet gjatë takimit në Amboise në 2 maj. “Është një gjest solemn që tregon se dy vendet ndajnë së bashku kujtesën dhe një kulturë që i lidh ngushtë ato. Dy liderët do të vizitojnë varrin modest të Leonardos në kapelën e kështjellës së Amboise, dhe gjithashtu banesën ku ai vdiq në 2 maj të 1619-tës. I lindur në qytezën e Vincit në Firence, gjatë jetës së tij në Francë Da Vinci u fokusua në perfeksionimin e kryeveprave të tij, në pikturë e shkrime shkencore por u mor gjithashtu me organizimin e festive luksoze për mbretin e Francës”, deklaroi Jean-Louis Sureau, drejtor i kështjellës së Amboise. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos