
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli sërish në një reagim ditën e sotme për vendimin e trupës gjyqësore që dha vendimin për Dritan Dajtin, i cili i shpëtoi dënimit me burgim të përjetshëm.
Gjonaj u shpreh se ka kërkuar shkarkimin e 3 gjyqtarëve dhe hetim të thelluar ndaj tyre.
“Nga verifikimet rezulton se trupi gjykues me shumicë votash, me 3 anëtarë nga 5 anëtarë, ka dënuar përfundimisht me 25 vjet burg Dajtin. Ka vend për hetim disiplinor për gjyqtarët që morën këtë vendim. Për këtë arsye i jam drejtuar KLGJ për të shkarkuar nga detyra gjyqtarët dhe të kryhet një hetim i thelluar në lidhje me këtë dosje", tha ministrja e Drejtësisë. (A2 Televizion)