Italia përfshihet sërish nga protestat masive, demonstratat shoqërohen me përleshje, ndalohet një i dyshuar

Nga Eno Luarasi
24 Tetor 2026, 22:47 | Bota

Italia është përfshirë sërish nga protestat masive kundër luftës dhe rritjes së kostos së jetesës. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qyteteve kryesore, ndërsa demonstratat janë shoqëruar me përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Incidentet më të rënda janë regjistruar në Romë, Torino dhe Bolonjë, ndërsa në Milano protestat kanë qenë kryesisht paqësore.

Autoritetet italiane kanë mobilizuar forca të shumta policore, ndërsa shumë biznese kanë mbyllur dyert nga frika e përsëritjes së dhunës së fundjavës së kaluar, kur protestuesit plaçkitën dyqane dhe dëmtuan prona.

Megjithatë, sipas agjencisë Reuters, gjatë demonstratave të kësaj të shtune nuk janë konstatuar plaçkitje apo akte vandalizmi.

Policia italiane ka ndaluar gjithashtu një person të dyshuar për lidhje me organizimin e protestave të 17 tetorit.

Vala e re e demonstratave vjen në një kohë kur qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka ndërmarrë masa për ashpërsimin e legjislacionit kundër dhunës dhe trazirave në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos