Dalin rezultatet për analizat për mjekët dhe infermierët e spitalit të Fierit

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 20:26 | Aktualitet
Dalin rezultatet për analizat për mjekët dhe infermierët e

Më në fund një lajm i mirë vjen në lidhje me mjekët e spitalit të Fierit që i ishin nënshtruar testit për koronavirus, pasi kishin pasur kontakte me një pacient të prekur me këtë virus.

Rezultatet e testeve të ardhura tregojnë se 17 mjekët, infermierët dhe stafi i ndihmës i spitalit rajonal në Fier nuk janë të prekur me Covid-19.

17 pjëstarët e stafit u vetëkarantinuan pas rastit të një 61-vjeçareje të infektuar me Covid-19, e cila nuk deklaroi që kishte ardhur nga Italia dhe kishte  marrë ndihmë në këtë spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos