Vendosi eksploziv në makinën e shtetases, ndalohet 17-vjeçari në Elbasan

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 11:24 | Kronikë

Vendosi eksploziv në makinën e shtetases, ndalohet 17-vjeçari

Policia ka zbardhur detaje të tjera nga ngjaruja e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi të Alba Duhanxhi, iu vendos lëndë plasëse.

Në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, është lokalizuar dhe ndaluar një 17-vjeçar me inicialet B. H., i cili dyshohet se ka qenë bashkautor në vendosjen dhe shpërthimin e eksplozivit në automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe përcaktimin e përgjegjësive penale të secilit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia bën me dije se operacioni vijon nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të të gjithë personave të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos