
Ditën e martë, një mesazh i stafit drejtues të një shkolle private në Korçë ka njoftuar se një mësues i jashtëm në këtë shkollë, me shtetësi greke, ka rezultuar në Greqi i infektuar me koronavirus.
Shkolla, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Arsimit, është mbyllur në datën 3 mars, ndërsa mësuesi rezultoi pozitiv në datën 13 mars në Greqi.
Nga hetimi epidemiologjik rezultoi se kontakti i fundit i mësuesit me stafin e shkollës ka qenë në datën 9 mars.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe drejtori i Shëndetit Publik në Korçë, i cili apeloi për qetësi, pasi autoritetet kanë marrë masat e nevojshme për raste të tilla.
Gjithësesi, rasti e kërkon që personat që kanë pasur kontakte me të infektuarin duhet të respektojnë afatin e izolimit dhe marrjen e masave mbrojtëse për personat që kanë përreth. (A2 Televizion)