Debati Meta-Rama për pandeminë, kreu i shtetit: Rimburso pacientët që mjekohen në shtëpi

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 20:38 | Politikë
Debati Meta-Rama për pandeminë, kreu i shtetit: Rimburso

Presidenti Meta vijoi replikat në distancë përmes rrjeteve sociale me kryeministrin Edi Rama, për sa i përket çështjes së pandemisë.

Meta i kërkon kreut të qeverisë që të shtojë testimet, buxhetin në shëndetësi dhe të rimbursojë pacientët që mjekohen në shtëpi.

“Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë! Shto testimet!

Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!  Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID! A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t'i shpëtuar COVID-19? A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? Mjaft me koncesione dhe PPP korruptive! Mjaft me tenderë sekrete për oligarkët”, shkruan Meta në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos