Ndërsa vijon përballja për ekonominë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, fokusuar tek rindërtimi dhe menaxhimi i pandemisë, një betejë tjetër po zhvillohet këto ditë mes dy ish-shokëve të klasës së gjimnazit “Sami Frashëri”. Ky gjimnaz duhet të rindërtohet, por ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se po punohet, demokratët, përmes Jorida Tabakut, pretendojnë të kundërtën. Debati ka provokuar një reagim edhe të delegacionit të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)
Debati për rindërtimin e “Samiut” dhe reagimi i delegacionit të BE-së
