Stërvitja “Defender 2021” u zhvendos në repartet e Zall-Herrit, ku oficerët shqiptarë dhe amerikanë kryen dy ushtrime, çminimin e një zone dhe reagimin ndaj një sulmi kimik. Një prej oficerëve amerikanë tregon fazën e parë. “Mjeti ynë gjeti një minë të groposur në tokë dhe e markoi duke përdorur aparaturën tonë. Një tjetër automjet mbërrin dhe gërmon minën e identifikuar. Kolegët shqiptarë çaktivizuan minën dhe siç duket, në momentin që ushtari i parë shqiptar mbërriti aty, mina shpërtheu dhe ushtari u plagos. Më pas kolegët e evakuuan jashtë zonës së rrezikut, për ta dërguar në spital”. Faza e dytë e stërvitjes kishte të bënte me reagimin ndaj një sulmi kimik, ku u improvizua një situatë e tillë. Efektivët e ushtrisë larguan personat e prekur nga ky sulm, për t’i zhvendosur drejt tendës, ku jepet edhe ndihma e parë mjekësore. Ekspozimi i veshjeve që mbrojnë ushtarët nga ky sulm dhe reagimi i shpejtë ishin qëllimet e këtij ushtrimi. Një nga oficerët shqiptarë i sheh bashkëkombësit tanë në radhët e NATO-s, si të barabartë me çdo ushtri tjetër, pjesë e aleancës. Faza e fundit e kësaj stërvitjeje kishte të bënte me përmirësimin infrastrukturës rrugore, në ndihmë të komunitetit. (A2 Televizion)
"Defender 21", demonstrim për zonat e minuara dhe sulm kimik
